Tre krerët e institucioneve jashtë vendit, shkelin ligjin

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 20:37 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa ndodhen që të tre jashtë shtetit. Kjo është shkelje e Ligjit mbi Protokollin e Shtetit, shkruan Infokusi.

Të tre udhëheqësit më të larta të vendit e kanë braktisur shtetin pa u konsultuar fare dhe pa u koordinuar paraprakisht, siç e parasheh ligji mbi Protokollin e Shtetit.

Ligjin NR.03/L-132 PËR PROTOKOLLIN E SHTETIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, kreu i IV, neni Neni 19, paragrafi 4 parasheh qe krerët e shtetit në të njëjtën kohë nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit.

“Protokolli i Shtetit vihet ne dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të  tre njëkohësisht jashtë vendit”, thuhet në Ligjin për Protokollin e Shtetit.

Presidenti dhe kryeministri ndodhen në Bruksel ku për pak minuta pritet të fillojnë takimin e ndërmjetësuar nga Komisioni Evropian me presidentin dhe kryeministrin e Serbisë.

Në të njëjtën kohë që, kryetari I kuvendit, Kadri Veseli ndodhet në Vashinton për “Lutjet e mëngjesit”. Përderisa takimi i dy të parëve ishte I aranzhuar nga BE-ja, kryetari I Kuvendit ka thyer protokollin për të marrë pjesë në n jë aktivitet jot ë domosdoshëm dhe krejtësisht ceremonial, shkruan portali INFOKUSI.

Ky është një veprim jo serjoz e krerëve të shtetit duke pasur parasysh zhvillimet në aspektin e sigurisë sic janë situate e krijuar nga treni provokues serb, muri legal në Mitrovic, arrestimi I Ramush Haradinaj dhe zhvillime tjera të cilat kërkojnë vigjilencë të shtuar sidomos të krerëve të shtetit.

screen-20.14.15[01.02.2017]

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme