Tre ministrat e Nismës më të rregulltit në seancat e Kuvendit

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 12:47 | Nga

Po vazhdon seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, e filluar dje.

Në këtë seancë plenare vërehet mosinteresimi i ministrave të kabinetit qeveritar, përveç 5 ministrave që gjenden në sallë.

Prej pesë ministrave prezent janë tre ministrat nga radhët e Nismës Socialdemokrate.

“Këta tre përveç që po dallohen për punë në qeverinë Haradinaj, ata janë të rregullt edhe në seancat pleare dhe në komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës”, shkruan Iliria Online.

“Bytyqi, Hasani dhe Reçica janë shembull në qeverinë Haradinaj. Ata që prej emrimit në ministritë përkatëse kanë marrë një varg vendimesh të rëndësishme në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, konstaton ky portal.

Të ngjashme