Tre senatorët amerikanë arrijnë në Kosovë, pritet të takohen me krerët e shtetit

Prishtinë | 21 Pri 2022 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Senatorët amerikanë, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis kanë arritur në Prishtinë.

Të tre senatorët janë pritur nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Sipas tij, tre anëtarët e Senatit amerikan janë mbështetës të vjetër të pavarësisë së Kosovës.

“Me kënaqësi i mirëprita sot në Kosovë senatorët Shaheen, Murphy dhe Tillis, të gjithë mbështetës të vjetër për pavarësinë, sovranitetin dhe integrimin euroatlantik të Kosovës. Mezi presim angazhime thelbësore që tregojnë liderët kosovarë, të rinjtë dhe mikpritjen e Kosovës duke strehuar afganët”, ka shkruar Hovenier.

Të ngjashme