Tre zyrtarë të AKI-së do të paguhen pesë vjet pas mandatit me 70 % të pagës

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 15:53 | Nga Valbona Bytyqi

Shefi, zëvendësshefi dhe kryeinspektori i Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) për pesë vite radhazi pas përfundimit të mandatit të tyre do të vazhdojnë të marrin 70 për qind të pagës së marrë në muajin e fundit gjatë kohës sa kanë qenë në detyrë.

Kjo si rezultat i një vendimi që kryeministri Ramush Haradinaj mori në mbledhjen e Qeverisë, vendim ky i cili mori mbështetjen e kabinetit qeveritar, raporton Ekonomia Online.

Sipas kryeministrit këta persona janë “bankë e informatave”, andaj edhe duhet të mbrohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme