Trendafilova për kërkesën e Thaçit për përjashtim: Palët s’mund ta zgjedhin gjyqtarin

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 12:24 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, në një konferencë për medie ka folur për Kai Ambos, gjyqtari i Dhomave të Specializuara, i cili hapi mundësinë e lirimit me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Ambos ishte eliminuar nga paneli i Apelit. Ai kishte vlerësuar se ofrimi i gradacionit nga një shtet i tretë do të ishte vendimtar për lirimin me kusht të Thaçit.

“Unë nuk e caktoj një gjyqtar në bazë të gatishmërisë së palëve. Presidenti e ka përgjegjësinë për ta caktuar nga lista apo radha se si e kanë. Gjyqtarët emërohen në një listë, por nuk caktohen. Varësisht nga nevojat. E njëjta gjë ka të bëjë edhe me panelin e Apeleve”, është shprehur Trendafilova.

Ajo ka sqaruar se nuk ekziston një panel i përhershëm për këtë çështje.

“Gjyqtari Ambos ka marrë pjesë në disa apelime dhe në momentin kur paneli i Apelit vendos dhe del me një aktvendim, përsëri gjyqtarët shkojmë në listën e pritjes. Ky nuk është një panel i përhershëm”, deklaroi ajo.

Sipas saj është e pamundur ta përballojnë gjithë këtë vëllim pune brenda një kohe të caktuar.

Trendafilova ka folur edhe për kërkesën e Thaçit, Haradinajt dhe Gucatit për përjashtimin e saj, derisa shtoi se palët nuk mund ta zgjedhin gjyqtarin, raporton EO.

“Ka pasur kërkesë nga Thaci, Haradinaj dhe Gucati që unë të përjashtojë vetveten ose të përjashtohem, natyrisht unë ta diskualifikojë vetën këtë e ka kërkuar Thaçi, ju në mënyrë të shkathët ju referuar arsyes sepse unë nuk e caktojë një gjyqtar në bazë të gatishmërisë së palëve, palët nuk mund ta zgjedhin gjyqtarin”.

Të ngjashme