Trendafilova për konferencat në Prishtinë e Mitrovicë: Ka njerëz të veriut që s’mund të vijnë këtu

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 11:39 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, sqaroi arsyet se pse ka vendosur të mbajë dy konferenca të ndara, një në Prishtina dhe një tjetër në Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.

E pyetur se çfarë mesazhi dërgon mbajtja e dy konferencave, njëra në Prishtinë e tjetra në Mitrovicë dhe se a tregon dallime të Speciales në vija etnike e lokale, Trendafilova i është shmangur përgjigjes duke thënë se “s’është politikane dhe këtë ua lë njerëzve profesionistë”.

“Ka njerëz që s’mund të vijnë në Prishtinë dhe po zgjerojmë komunikimin”.

“Unë s’jam politikane, unë ua kam lënq në duar njerëzve tanë profesionist organizmin. Unë s’kam qene asnjëherë ne Mitrovicë, nëse më thonë duan të të takojnë në Mitrovicë, unë shkoj”.

Angela Griepi, përgjegjëse për informim me publikun, ka thënë se “Specialja po përpiqet të zgjerojë komunikimin e vet”.

“Sa i përket vizitës të kryetares dhe administratores kemi dashur të ofrojmë qasje për një numër të madh të njerëzve, që nuk mund të vijnë në Prishtinë. Do kemi edhe këtu njerëz që na janë bashkuar nga Mitrovica, kjo është arsyeja specifike pse jemi këtu. Me siguri do të zgjedhim dy vende tjera me qëllim të arrijmë sa më shumë njerëz”.

Ajo tha se dy prej rasteve janë në fazën e gjykimeve dhe dy prej tyre para procedurës paraprake.

Trendefilova ka folur edhe për rastin e Thaçit, Veselit e Gucatit, derisa shtoi se puna është shumë intensive dhe gjyqtarët janë duke kryer punën e tyre.

Ndërsa për rastin e Pjetër Shala tha se është ende herët se kur do të dalë para panelit gjyqësorë, ndërsa rasti i Sali Mustafës sipas saj, deri në shtator do të fillojë si gjykim i dytë.

“Ne jemi këtu me qëllim që të kemi një shkëmbim të ndershëm të hapur dhe të sinqertë por pa deklarata, unë po shoh që po i qaseni takimit në mënyrë emocionale. Ja shumë mirënjohëse për mundësinë që ju takon me qëllim të krijimit të një platforme që ontë përfshihemi në pyetje dhe përgjigje për ti qartësuar disa çështje”.

“Në maj të vitit 2011 BE themeloi një task-forcë speciale të hetimit të pavarura me akuzat që përmbante ky raport, me vazhdimin e hetimeve atëherë u arrit marrëveshja për themelimin e dhomave të veçanta gjyqësore për të gjykuar krimet që ishin përmendur në raportin e asamblesë parlamentare. Nëse do të ketë dënime si rezultat i këtyre gjykimeve do të mbahen vetëm jashtë Kosovës. Mandati i dhomave të specializuara të Kosovës mund të ndryshohet për tej që është arrit marrëveshja”.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës ka disa  raste dy prej tyre janë në fazën e gjykimeve dhe dy prej tyre para procedurës paraprake, me 15 shtator do të fillojë ndaj Sali Mustafës, pastaj ndaj Gucatit dhe Haradinajt. Deri në fund të shtatorit ky gjykim do të fillojë si gjykim i dytë. Rasti ndaj Thaçit, Veseli e Selimit, puna është shumë intensivë dhe gjyqtarët janë duke kryer punën e tyre ashtu siç duhet ndërsa rasti i Pjetër Shala akoma është herët për të thënë herët se kur do të dalë rasti para panelit gjyqësorë”.


Të ngjashme