Trendafilova takim në Prishtinë dhe Mitrovicën Veriore – Miftaraj: Po promovon ndarje etnike

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit për Drejtësi i Kosovës, Ehat Miftaraj, ka kritikuar takimet që do t’i mbaj në Kosovë, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Trendafilova do të zhvillojë gjatë ditës së nesërme konferencë në Prishtinë dhe një në Mitrovicën Veriore.

Miftaraj tha se kjo agjendë shfaq një qasje të papranueshme të Trendifilovës, pasi po promovon ndarje etnike.

Postimi i plotë:

Kryetarja e Gjykatës Speciale këtë javë dy takime të ndara një në Prishtinë dhe një në Mitrovicën Veriore.

Pyetje për Kryetaren e Gjykatës Speciale, a është mandati juaj për të siguruar se gjykata ushtron mandatin e saj në mënyrë të drejtë, pavarur dhe të paanshme, apo mandati juaj është mu marr me politik dhe me nda Kosovën në vija etnike?

Liria e lëvizjes në Kosove është e garantuar.  Nuk ka asnjë barriere qe te mbahet nje konference ne Prishtine dhe ne te njëjtën te marrin pjese përfaqësues shqiptar, serb dhe te komuniteteve tjera qofte nga publiku, media dhe shoqëria civile.

Gabim, shumë gabim.  Ministria e Punëve të Jashtme nuk duhet të toleroj qasje të tillë absurde dhe qe promovojnë ndarjen etnike ne Kosove.

Të ngjashme