“Trepça ndërmarrje publike, e vetmja zgjidhje”

Prishtinë | 07 Tet 2016 | 18:36 | Nga

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi, në fjalën e saj në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se përpjekje për të votuar ligjin me procedurë të përshpejtuar është pafytyrësi.

“Ky projektligj është me mangësi, po përpiqeni dhe duke pretenduar që të dilni si patriot ta votoni në dy lexime brenda pak orëve. E keni sjellë në këtë moment që ky gjigant në formën si është procedua, pa studim paraprak të fizibilitetit, konfirmon faktin se po përpiqeni të fshihni shumë të panjohura dhe mangësi. Ky ligj i mundëson qeverisë të marrë vendime radikale pa e pyetur Kuvendi”, ka thënë Kadaj Bujupi.

Ajo ka akuzuar Qeverinë e Mustafës për formën se si po e procedon ligjin, duke u kujtuar atyre se këto vendime nuk do të jenë të mira as për qytetarët e as për vendin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme