Tri shkolla të Drenasit bëhen me nxehje qendrore

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 13:34 | Nga

Tri shkolla të Komunës së Drenasit janë pajisur me nxehje qendrore.

Komuna e Drenasit njofton se sot kanë përfunduar punimet në rregullimin e nxehjeve në tri këto shkolla.

Me nxehje qendrore është bërë shkolla e fshatit Tërdec, Polluzhë dhe Gradicë.

Në kuadër të investimeve në shkolla është duke vazhduar aneksi për ndërtimin e shkollës në fshatin Vërboc, janë ndërtuar tri depo në shkolla për dru dhe thëngjill, tri fusha të sportit dhe katër rrethoja të shkollave.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme