“Trump e ka më lehtë ta zgjidhë çështjen e Kosovës sesa Iranit”

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson thotë se asgjë nuk është e lehtë në marrëdhëniet Prishtinë-Beograd pasi nuk është e lehtë për Korenë e Veriut, Iranin, Venezuelën, por ambasadori Richard Grenell ka arritur të ndërmjetësojë  marrëveshjen për rikthimin e linjës ajrore Kosovë-Serbi.

“Shikoni, asgjë nuk është e lehtë këtu, nëse do të ishte e lehtë do ta kishim bërë shumë kohë më parë. Kjo është punë e vështirë. Vështirë për Beogradin, vështirë për Prishtinën, BE-në dhe SHBA-në. Jam vërtet i kënaqur me marrëveshjen e re (për fluturimet direkte midis Beogradit dhe Prishtinës) dhe përfshirjen aktive të Amerikës në arritjen e asaj marrëveshje”, tha Ëilson për  Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që kjo marrëveshje u arrit në momentin kur politika është para së gjithash është e ndryshueshme. Fakti që është arritur një marrëveshje që është aq pragmatike iu tregon të gjithëve se ekziston një vullnet dhe se ekziston një mundësi”.

Progresi i angazhimit amerikan në të gjitha këto konsiderohet shumë i rëndësishëm sepse, thotë ai, po ndodh në mes të gjithë asaj zhurme në botë, kjo është arsyeja pse administrata Trump ka shumë punë për të bërë.

“Kjo është ajo që po bën ambasadori në Berlin, Matthew Palmer në Departamentin e Shtetit, Sekretari Mike Pompeo, i cili priti një takim vitin e kaluar Presidentin Vuçiq në New York dhe tani ka pasur një takim në Davos. Kjo është ajo që ne duam ta shohim si pjesë e angazhimit amerikan, për të vazhduar me trendin pozitiv në rajon”, tha Wilson, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme