Trump: Hoti dhe Vuçiqi e kanë bërë botën më të sigurt

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e ka quajtur të jashtëzakonshëm guximin e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të shkuar më 4 shtator në Washington për ta nënshkruar marrëveshjen e arritur.

Në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit së fundi është publikuar një citat i Trump, ku shprehet se Hoti dhe Vuçiq e kanë bërë botën më të sigurt me veprimin e tyre – nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik.

“Është dashur guxim i jashtëzakonshëm nga Presidenti i Serbisë, Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës, Hoti për të nisur këto bisedime dhe për të ardhur në Washington për ta finalizuar këtë angazhim”, citohet Trump.

“Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”.

“Është vërtetë ditë historike. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizim ekonomik”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme