Trump publikon foto, aty shihet edhe Thaçi

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Amerikan, Donald Trump ka zgjedhur një fotografi të veçantë për të ndarë një dedikim në rrjetet sociale me rastin e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në fotografinë e zgjedhur nga Trump bën pjesë edhe presidenti kosovar, Hashim Thaçi.

”Sot kujtojmë veprimet e guximshme të trupave dhe të aleatëve tanë gjatë Luftës së Parë Botërore. I nderuar që po kaloj këtë ditë duke nderuar heronjtë në Paris. #VeteransDay”, ka shkruar Trump.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shihet i pozicionuar në pjesën e dytë të liderëve më të fuqishëm botërorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme