Trump thotë se do të shpallë emergjencë kombëtare nëse nuk zgjidhet çështja e murit

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të premten se do të shpallë emergjencë kombëtare nëse nuk arrihet marrëveshja me Demokratët rreth sigurisë së kufijve.

Trump, bëri këto komente para gazetarëve në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë. Më herët gjatë ditës, ai kishte theksuar s eka arritur një marrëveshje me ligjvënësit amerikanë për të rihapur qeverinë amerikane deri më 15 shkurt, me kusht që të arrihet marrëveshja për financimin e murit me Meksikën.

“Mendoj se kemi një shans të mirë”, tha Trump.

“Ne do të punojmë me Demokratët dhe do të negociojmë, dhe nëse nuk e arrijmë këtë, patjetër që do të shpallim emergjencë kombëtare sepse kjo është ajo cfarë është. Është emergjencë kombëtare”, tha ai.

Shpallja e gjendjes emergjente mund të lejojë Trumpin të anashkalojë Kongresin dhe fondet e ripërdorimit që Kongresi i ka ndarë për qëllime të tjera në mënyrë që të ndërtojë një mur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme