Trumpi pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi: Është ditë historike!

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kjo e sotmja është ditë historike.

Ai e ka konsideruar si sukses të administratës së tij, që të arrijnë marrëveshje mes dy shteteve që për dekada kanë qenë në konlikt. Sipas Trumpit, ka pasur negociata të dështuara për ta zgjidhur problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është ditë historike. Jam i lumtur të njoftojë Kosova dhe Serbia janë zotuar për normalizim ekonomik. Shumë vite, dekada do të thojë, pas një historie tragjike dhe të dhunshme, dhe pas shumë negociatave të dështuara, administrata ime ka propozuar një mënyrë të re për të shuar ndarjet. Dy vendet kanë arritur një marrëveshje të madhe, diçka që askush nuk ka besua se do të jetë e mundur”, ka thënë Trump.

Të ngjashme