Tubimet publike – Qeveria përcakton një varg rregullash

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 11:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar projektligjin për tubime publike, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se “ky projektligj ka për qëllim të sigurojë ushtrimin e së drejtës kushtetuese për tubime publike si dhe të drejtës për të organizuar dhe marrë pjesë në ngjarje publike”.

Sveçla tregoi se ky projektligj do të përcaktojë edhe çështje si koha dhe mënyra e lajmërimit të tubimeve dhe ngjarjeve publike.

“Me këtë projektligj rregullohet edhe koha dhe mënyra e lajmërimit të tubimeve dhe ngjarjeve publike si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e organizatorëve dhe të Policisë së Kosovës për zbatim të tij”, tha Sveçla.

Të ngjashme