Turpërohet deputeti i VV-së: 137 gabime veç në një status, paralajmëron trazira

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Deputeti më i vjetër në Kuvendin e Kosovës, Jahja Kokaj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe profesor universitar, në një shkrim të publikuar në Facebook, ku paralajmëron trazira ka rreth 137 gabime drejtshkrimore.

Në postimin e tij të fundit me titullin “Çka pas mos-marrëveshjes: Skenari ogurzi për Kosovën”, të cilin e redaktoi Periskopi, ai është munduar të shpjegojë se çfarë do t’i ndodhte vendit nëse nuk arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK’në.

Madje, siç raportohet, Kokaj sikur akuzon edhe qytetarët e Kosovës se nuk dinë se çfarë lloj ndryshimi duan.

“Duan ndryshim , por nuk do dijne cfare,ne ate c’akordim stihik duke gjeneruar anarshi dhe kaos te mundeshem famkeq”, ka shkruar Kokaj.

Nga ky status, të cilit iu janë numëruar hiç më pak se 137 gabime, e që ka mundësi që ky numër të jetë edhe më i madh, Kokaj parasheh trazira duke thënë se një gjendje si kjo, që sipas tij, rrezikohet të mbretërojë acarimi psikologjik i pakontrolluar i masave, Kokaj nuk ia dëshiron as armikut, përcjell Periskopi.

Edhe pse profesioni I tij lidhet me arsimin, se Kokaj nuk është gjuhëtar është vërejtur edhe në seancën konstituive të drejtuar nga ai, në të cilën pati shumë gabime nga Kokaj gjatë të folurit.

Të ngjashme