Turqia kërkon marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë edhe për targat

Prishtinë | 02 Sht 2022 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në Samitin e nismës së “Ballkanit të Hapur”, që po mbahet në Beograd.

Çavusoglu ka thënë se Turqia do të vazhdojë me komunikimin për të arritur një marrëveshje edhe për targat dhe çështjet e tjera.

“Lidhur me dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, marrëveshja për dokumentet vërteton që duhet të shikohen interesat e përbashkëta në vend të dallimeve”, ka thënë Çavusoglu.

“Turqia ka komunikim të hapur me dy palët dhe ne do të vazhdojmë të nxisim dialogun për të arritur një marrëveshje për targat dhe çështjet tjera që mbeten”.

Të ngjashme