“Ujë të çeshmes e naftë të shtetit”, Ahmeti reagon pasi deputetëve iu publikuan shpenzimet për karburante

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar [asi u publikuan shpenzimet e deputetëve për karburante.

Ai tha se shpenzimet e udhëtimit për deputetët që jetojnë jashtë Prishtinës duhet të paguhen për shkak që sic tha ai, nuk duhet të motivohen për të jetuare në Prishtinë.

“ Shpenzimet e udhëtimit për deputetët jo të Prishtinës duhen të paguhen për shumë arsye. Deputetët nuk duhet të motivohen për të jetuar në Prishtinë sepse largohen nga konstituentët e vetë – qytetarët që i përfaqësojnë dhe nafta paguhet me para”, ka shkruar Ahmeti në një postim në “Facebook”.

Ahmeti deklaroi se mëditjet nuk duhet të paguhen për deputetët, teksa tha se ata që gënjejnë se jetojnë e udhëtojnë në Prishtinë janë mashtrues dhe shkelës të ligjit.

Dy fjalë Ahmeti pati edhe për aksionin e deputetëve të VV-së që në Kuvendin e Kosovës të përdoret për pirje uji i ujësjellësit.

“Ata që kinse kursejnë në Kuvend duke pirë ujë të çeshmes e duke ja kursyer buxhetit 50 cent e në anën tjetër ja marrin shtetit 6000 euro pa udhetuar për gjysmen e tyre janë popullist të dobët”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Ujë të çeshmes e naftë të shtetit

  1. Shpenzimet e udhëtimit për deputetët jo të Prishtinës duhen të paguhen për shumë arsye. Deputetët nuk duhet të motivohen për të jetuar në Prishtinë sepse largohen nga konstituentët e vetë – qytetarët që i përfaqësojnë dhe nafta paguhet me para.
  2. Meditjet nuk duhet të paguhen – për çka është rroga nqs paguhen edhe për çdo seance (një herë në javë).
  3. 8,000 euro nuk janë asgjë krahasuar ne kostot e gabimeve apo hajnive tjera që na kanë kushtuar shumë. Por qytetarët nuk i paramendojnë milionat por e dijnë sa kushton nafta.
  4. Ata që rrejnë që udhëtojnë e jetojnë në Prishtinë janë mashtrues dhe shkelës të ligjit.
  5. Ata që kinse kursejnë në Kuvend duke pirë ujë të çeshmes e duke ja kursyer buxhetit 50 cent e në anën tjetër ja marrin shtetit 6000 euro pa udhetuar për gjysmen e tyre janë popullist të dobët.
  6. Tërheqja e vv nga karburantët pas publikimit është edhe më e dobët. Kjo i bjen si me thënë Nuk ështl marre me vjedh, marre është me të zënë tu vjedh. Pra, po të mos publikoheshin do vazhdonit sepse nuk janë problem për besimet e juaja. Janë problem vetëm kur të ziheni. Më mirë ti nbani karburantet e të ndërroni rregullat.

Të ngjashme