Ujkani: Çkado që del përtej Pakos së Ahtisaarit është fitore për Serbinë

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani, ka thënë që çfarëdo marrëveshje e Kosovës me Serbinë që del jashtë pikave të parapara në Pakon e Ahtisaarit është fitore e Serbisë.

“Presidenti Vuçiq pa pasë nevojë me qenë inovativ, ai mundet edhe me ardhë me ide të tjera sepse skena jonë politike, institucionet e këtij vendi, fatkeqësisht i kanë kriju një lloj komoditeti atij, vetë presidentit të Serbisë, shtetit të Serbisë, lidershipit të saj, diplomacisë serbe, duke u sjellë në këtë mënyrë, duke mos qenë as afër aktivë nga ana jonë në atë drejtim, duke mos treguar fare gatishmëri lëre më vullnet për shtyrë përpara interesat e vendit tonë”, ka thënë Ujkani.

Sipas Ujkanit, idetë e tij ndonëse nuk janë të reja, ato prapë po arrijnë të dëgjohen nga liderët evropianë, e të cilat ai mendon se do të jenë të theksuara më fuqishëm sivjet.

“Sinqerisht, idetë inovative, vetë fakti që arrijnë të dëgjohen nga zotëri Macron, jo vetëm ai, ka edhe të tjerë që kanë pranuar t’i dëgjojnë idetë e tij, dhe nuk janë të reja ato, nuk janë inovative fare, gjykoj që në këtë vit do të jenë edhe më të theksume”.

“Dhe Serbia po lun me kartat e veta që natyrisht çdo gja që del përtej asaj çka është Pakoja e Ahtisaarit, ose pavarësisë që buron nga ajo Pako e Ahtisaarit, është në dëm të Kosovës dhe kjo nuk do kurrfarë komenti”.

“Çkado që del përtej asaj pakoje, madje qoftë ajo edhe për një milimetër, është një fitore për Serbinë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme