Ujkani: Institucionet mund të bindin shtetet skeptike për liberalizim të vizave

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve politike, Emrush Ujkani, ka thënë se ka një relaksim të mirë të raporteve mes Kosovës dhe vende që ende nuk e kanë njohur, duke u bazuar në politikën e re qeverisëse.

“Stabiliteti politik i krijuar që i ka numrat  e duhur në Kuvendin e Kosovës dhe qasja  më e drejtë ndaj vende që nuk e kanë njohur Kosovën do të relaksonte situatën. Dhe ky relaksim do të reflektonte në vendimmarrjet e BE-së”, u shpreh Ujkani.

Ujkani i bëri këto komente në emisionin “Paraditja Informative” me Dafina Lata në Klan Kosova FM.

Derisa ka folur për mos liberalizimin e vizave për kosovarët edhe pas 10 viteve të dialogut me BE-në, profesori i të drejtës evropiane tha se institucionet mund të bindin edhe shtet që kanë një dozë të skepticizmit për vizat. Kjo,  sipas tij, mund të bëhet vetëm duke luftuar  korrupsionin, duke fuqizuar sundimin e ligjit dhe duke bërë qeverisje të mirë. 

Të ngjashme