Uk Lushi i reagon Albin Kurtit: Ne nuk ishim pa emër, mos hezito ta përmendësh e nderosh UÇK-në

Prishtinë | 10 Pri 2021 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në profilin e tij zyrtar në ‘twitter’ ka shkruar për Betejën e Koshares, e cila ka rastisur të jetë në të njëjtën ditë kur Kosova shënon edhe Ditën e Kushtetutës.

Megjithatë Kurti në këtë postim nuk e ka përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por është referuar vetëm si “gra e burra të guximshëm”.

Kjo ka nxitur reagime të shumta.

Pa reaguar s’ka qëndruar as aktivisti i mirënjohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ish-ushtrai i Batalionit Atlantiku, Uk Lushi, i cili është edhe autor i librit “ “Shqiptaro-amerikanët e UÇK-së – Kronikë e Batalionit Adriatiku”.

Lushi i ka thënë kryeministrit Kurti se nuk duhet hezituar për t’a përmendur e nderuar emrin e krenarisë, atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktivisti shqiptar në SHBA tutje ka thënë se të gjithë gratë dhe burrat e guximshëm kanë pasur emër dhe ai është UÇK.

Të ngjashme