Uk Lushi nga Amerika: Vjosa Osmani vazhdon të zhgënjejë, dhimbshëm

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, ka reaguar ndaj kandidates së LDK-së, Vjosa Osmani, pasi ajo në një debat televiziv kishte paralajmëruar shkrirjen e ministrisë së Diasporës në kuadër të Ministrisë së Punëve të jashtme.

“Pse njerëzit rreth saj e lejojnë të bëjë gabime kardinale, të cilat nëse ajo të vjen në pozitë t’i jetësojë, ato do ta dëmtojnë Kosovën dhe shqiptarët në nivele të rrezikshme edhe për vetë ekzistencën e Kosovës”, ka shkruar Lushi.

Sipas tij, dikush duhet t’i tregojë Vjosa Osmanit që Diaspora ka qenë dhe është ndër shtyllat kryesore të shtetit të Kosovës.

“Dikush duhet t’ja rikujtojë Vjosa Osmanit që pa Diasporën vetë LDK nuk do të kishte arritur shumë suksese të brendshme dhe në arenën e politikës botërore. Dikush duhet t’i kallxojë Vjosa Osmanit që Diaspora dërgon në Kosovë remitanca në vlerë gati sa 50% e buxhetit të shtetit ose afërsisht 1 miliard euro”, ka shkruar ai.

Sipas Lushit, një kandidate për kryemenaxhere të shtetit që e thotë pa i bërë syri tërr nga gabueshmëria e thellë se do të “shkrijë” raportin me një vijë të tillë ekonomike të rëndësisë primare si Diaspora nuk duhet dhënë shansi të rrezikojë Kosovën dhe qindra mijëra shtetasë të Kosovës që jemi jashtë.

Uk Lushi, i cili ishte ushtar në bataljonin “Atlantiku”, më tej ka kritikuar Vjosa Osmanin duke thënë se shteti i Kosovës dhe cilido kandidat për kryeministër duhet të zgjerojnë ekipin ministrial dhe rrisin buxhetin e Ministrisë së Diasporës, që është shumë më i vogël se sa marrin para të thata partitë parlamentare nga shteti, jo ta zhdukin Ministrinë e mbi 600 000 shtetaseve të Kosovës që jemi jashtë.

“Shteti dhe institucionet e Kosovës duhet të investojnë në shkolla shqipe, në forcimin e lidhjeve dhe renditjen e angazhimeve me Diasporën, jo në largimin tonë me njëri-tjetrin dhe uljen e bashkëpunimit dhe investimeve tona. Kosova nuk duhet t’ ja mbyllë derën Diasporës, por duhet t’ ja hapë edhe më shumë– bile edhe duke rezervuar vende deputetësh në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Lushi ka thwnw se siaspora nuk mundet pa Kosovën dhe as Kosova pa diasporën. Sipas tij, askush me kësi plani të gabuar dhe frikshëm si të Vjosa Osmanit nuk duhet të ulet në karriken e kryeministrit të Kosovës.

“Ju lutem dëgjojeni deklarimin infantil politiko-ekonomik të Vjosa Osmanit për zhdukjen e Ministrisë së Diasporës dhe bëni çfarë të mundeni ta ndaloni që ajo ta bëjë këtë tmerr realitet”, ka shkruar Lushi.

Vjosa Osmani vazhdon të zhgënjejë. Dhimbshëm.Pse njerëzit rreth saj e lejojnë të bëjë gabime kardinale, të cilat nëse…

Gepostet von Uk Lushi am Sonntag, 29. September 2019

Të ngjashme