Uk Lushi: ShBA-ja nuk mund të jetë e keqinformuar për Kosovën

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Publicisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, ka thënë se përmbajtja e letrës së Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti drejtuar zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, ka disa probleme.

“Politika e brendshme nuk është politikë e jashtme. Çështjet e brendshme duhet të zgjidhen brenda dhe arbitri janë votuesit. Kurti duhet t’u drejtohet votuesve shqiptarë”.

“Problemi protokoll është se në vend që të shkohet përmes Ambasadës së Kosovës në SHBA ka shkuar përmes ambasadës së SHBA-së në Prishtinë”, ka thënë Lushi, transmeton Klan Kosova.

Lushi ka thënë se Amerika nuk mund të jetë e informuar rreth Kosovës.

“Nuk besoj se SHBA janë të keqinformuara lidhur me Kosovën, rajonin dhe botën, kanë kapacitete. E vë dorën në zjarr se mund të ketë keqdrejtim lidhur me Kurtin. Amerika është sponsori kryesor i shtetit të Kosovës. Nuk del Amerika kundër interesave të saja. Nuk ka logjikë të thuhet se një lider kosovar është antiamerikan”.

“I respektoj shumicën e politikanëve në Kosovë. Derisa vinë në pushtet përmes votës është respekt për elektoratin e tyre. E di që ka keqpërdorime dhe keqqeverisje por jam i vetëdijshëm edhe për suksese e jashtëzakonshme. S’kam probleme pse Kurti nuk pajtohet me Thaçin, Mustafën, Haradinajn…”.

“Nuk ka nevojë Amerika të ndërhyjë në rrëzimin e një qeverie të një vendi aleat. Populli duhet të hyjë në tavolinën e bisedimeve me anë të përfaqësuesve. Le të ketë referendum për ujdinë që po shtyhet për arsye dëmtuese”.

Të ngjashme