Uka: Edhe VV-ja është për hetimin e tenderëve në MSh

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 13:26 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtari i komisionit për shëndetësi nga VV-ja Fitim Uka tha se përkrahin hetimin e tenderëve në ministrinë e Shëndetësisë gjatë pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Uka pas mbledhjes së komisionit tha se opozita po tenton që kjo çështje të bëhet mediatike. Sipas tij, edhe ministri Arben Vitia ku ftoi prokurorinë për hetim.

“Ne sot patëm mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe nga kjo mbledhje si vazhdimësi e mbledhjes së djeshme në të cilën ka raportuar sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë është diskutuar lidhur me tenderimin në kohën e pandemisë në ministrinë e shëndetësisë dhe sekretari veçse e ka bërë të qartë dhe ne si anëtar të komisionit që ministria e shëndetësisë qysh me hapjen e tenderimit ka kërkuar nga autoritetet e konkurrencës gjithashtu edhe policia e Kosovës që të mbikëqyrin”.

“…kjo nuk është e mjaftueshme sipas deputetëve të opozitës dhe me iniciativë të PDK-së është duke u diskutuar edhe mundësia që lënda e tenderëve në kohën e pandemisë të shkoj në prokurori dhe natyrisht ne si grup i LVV-së fillimisht kemi kërkuar t’i shtjerrin të gjitha mundësitë që i kemi brenda komisionit parlamentar për shëndetësi dhe ta shfrytëzojmë mandatin tonë”.

“Ne i kemi ftuar si lëvizje vetëvendosje që të krijojmë një grup punues dhe kemi ofruar edhe alternative që që komplet lënda ti kalojë komisionit hetimor parlamentar, mirëpo një gjë e tillë është refuzuar sepse shihet qartë që tendeca e opozitës është të krijojë spektakël medial nga një çështje e tillë”.

“Një lloj spektakli i tillë medial nuk kalon për faktin se ministri i shëndetësisë i ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit që të hetojë tenderët e tillë dhe për të demantuar edhe insinuatat dhe pandemat e ndryshme që kinse LVV nuk është për një hetim të pavarur ne sot i dhamë votat tona që të shkoj lënda në prokurori”.


Të ngjashme