Ulëset që pritet t’i marrin partitë në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Sipas metodës D’Hondt për llogaritjen e ndarjes së vendeve në parlament, më të cilën llogaritet edhe ndarja e Kuvendit të Kosovës, ku deri më tani KQZ ka numëruar  96 për qind të votave në gjithë Kosovën, nga rezultatet preliminare Lëvizja Vetëvendosje merr numrin më të madh të ulëseve.

Në bazë të votave Lëvizjes Vetëvendosje i takojnë 31 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan Telegrafi.

E dyta radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 30 vende. Katër vende më pak i takojnë Partisë Demokratike të Kosovës, pra kjo parti ka 26 vende.

Koalicioni AAK-PSD pritet t’i ketë 14 ulëse, ndërsa koalicionit Nisma-AKR-PD nuk pritet të ketë vende pasi që nuk ka kaluar pragun prej 5 për qind deri tash.

Ndryshe Lista Serbe pritet t’i merr 7 vende në Kuvend.

Ndërsa partitë tjera, duke i llogaritur vendet e rezervuara pritet t’i marrin 12 vende.


Të ngjashme