Ultimatumi i Vuçiqit, “zero” për Prishtinën

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 08:37 | Nga

Ultimatumi i kryeministri të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, drejtuar Liste Serbe, nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në Qeverinë e Kosovës. Sipas përfaqësuesve të ekzekutivit në Prishtinë, ultimatumi i Vuçiqit është i barabartë me zero, ndërsa ish-ministri, Lubomir Mariq, nuk do të kthehet në Qeveri. Sipas opozitës dhe analistëve politikë, rikthimi i Mariqit është fundi i Mustafës

Qeveria e Kosovës nuk do ta pranojë kurrfarë ultimatumi nga ana e Serbisë, për ta rikthyer në pozitën e tij ministrin e shkarkuar, Lubomir Mariq, dhe për ta larguar ministren e re, Mirjana Jevtiq. Sipas përfaqësuesve të ekzekutivit në Kosovë, ultimatumi i Vuçiqit nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në Qeverinë e Kosovës dhe si i tillë, është i barabartë me zero.

Ndërkohë, përfaqësuesit e opozitës thonë se një ultimatum i tillë nga ana e Serbisë nuk është diçka për t’u çuditur. Sipas tyre, vetë Lista Serbe është e formuar nga Beogradi dhe se ajo si subjekt politik në Kosovë, asnjëherë nuk ka vepruar në të mirë të komunitetin serb në këtë shtet. Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike, konsiderojnë se Qeveria e Kosovës nuk duhet ta pranojë në asnjë mënyrë ultimatumin e Vuçiqit. Në të kundërtën sipas tyre, Mustafa duhet të largohet nga posti i kryeministrit.(Zeri)

Të ngjashme