“Unë ligjin e kam konsultuar”, Sami Lushtaku thotë se do të kandidojë për kryetar të Skenderajt

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Pak më shumë se tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale në vend. Partitë politike tanimë kanë filluar t’i zyrtarizojnë kandidatët e tyre për kryetar të komunave.

Një garë e nxehtë pritet të jetë në komunën e Skenderajt, kjo për faktin edhe të dilemave të ngritura, nëse ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka të drejtë ligjore të kandidoj për të parin e këtij qyteti.

sh kryetari i Skenderajt për disa mandate, Sami Lushtaku ka thënë për “Indeksonline”, se e ka konsultuar ligjin dhe se nuk ka asnjë pengesë për të kandiduar.

“Unë ligjin e kam konsultuar dhe mendoj se kam drejtë të kandidoj. Unë punoj ditën e natën dhe nuk ndalna asnjëherë. Unë e kam ndërmend me i hy kandidaturës tash të shohim”, ka thënë ndër të tjera Lushtaku.

Zyrtari i lartë i PDK-së thotë se po punon shumë dhe se është krejt kohën në teren.

Komuna e Skenderajt qeveriset nga Bekim Jashari, i cili në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kishte kandiduar si kandidat i pavarur, dhe ishte përkrahur nga shumica e partive në këtë komunë.

Deri më tash Jashari nuk ka dhënë përgjigje përfundimtare, nëse synon mandatin e tij të dytë në krye të Skenderajt.

Drenica vazhdon të mbetet bastion i Partisë Demokratike të Kosovës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme