Unioni Ndërkombëtar i Noterëve e cilëson të dëmshme rritjen e numrit të noterëve në Kosovë

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 07:06 | Nga Ekonomia Online

Procesi i përzgjedhjes së noterëve nga Ministria e Drejtësisë përveç reagimeve në Kosovë ka nxitur edhe reagimin e përbashkët të Unionit Ndërkombëtar të Noterëve dhe të Odës Federale Gjermane të Noterisë.

Ideja e ministrit në detyrë, Abelard Tahiri që Kosovës t’i shtohen rreth 130 noterë të rinj nuk ka gjetur përkrahje nga këto dy organizata, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre rritja e shpejtë e numrit të noterëve dhe kriteret jo strikte mund ta dëmtojnë fushën e noterisë e në mënyrë të tërthortë edhe qytetarët dhe vendin.

Rreth një muaj me parë Unioni Ndërkombëtar i Noterëve dhe Oda Federale Gjermane e Noterisë i kanë drejtuar një letër të përbashkët ministrit në detyrë, Abelard Tahiri nga i cili kanë kërkuar që të mos emërojë noterë aq sa kishte planifikuar Ministria e Drejtësisë.

Një nga çështjet kryesore që kanë kërkuar të këtë kujdes Ministria e Drejtësisë është limitimi i numrit të përzgjedhurve për noterë.

Të ngjashme