“Universiteti paralel” në veri, Gashi e pyet Kurtin: Kryeministër ku je?

Prishtinë | 21 Gus 2021 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pasi dje në veri të Mitrovicës janë vënë themelet e “universitetit paralel të Prishtinës” nga drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, e ku të pranishëm ishin edhe ministri i Qeverisë Kurti, Goran Rakiq, dhe zyrtarë të tjerë të Listës Serbe.

Gashi ka thënë se Qeveria Kurti s’e ka thënë asnjë fjalë dhe s’ka marrë kurrfarë përgjegjësie për atë që ka ndodhur dje në Mitrovicë.

“Kryeministër ku je?” ka pyetur Gashi, duke ia rikujtuar se në Mitrovicë po investohen miliona nga Serbia.

“Asnjë fjalë dhe zero përgjegjësi nga Qeveria e Kosovës

“Na ishte seç na ishte një politikan”, i cili kishte fjalë shumë e një qëllim, votat. Tani asnjë fjalë, përgjegjësi assesi, e reagim kurrsesi.

Kryeministër, ku je? Gjersa po të ngritën struktura paralele, ti ku je? Serbia po investon mbi 6 milion euro, për ndërtimin e objektit prej 10.575 metra katrorë, të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”, ka shkruar Arben Gashi.

Të ngjashme