Uran Ismaili: 250 euro për çdo qytetar të infektuar me Covid

Prishtinë | 07 Shk 2021 | 20:54 | Nga Ekonomia Online

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një videoje të shkurtër ka prezantuar pakon e tij mbështetëse për qytetarët e infektuar me Covid.

Ai ka thënë se çdo qytetar i infektuar me Covid do të ketë një pako mbështetëse financiare me nga 250 euro.

Këto të holla, sipas tij, qytetarët do të mund t’i përdorin për barna dhe analiza. Ismaili ka thënë se është detyrë e shtetit që tu gjendet pranë qytetarëve në momentet e tyre më të vështira.

VIDEO: https://fb.watch/3v_0Uv_8k0/

Të ngjashme