Uran Ismaili nënshkruan zotimet për Bregun e Diellit

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 15:43 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili, ka vazhduar me nënshkrimet e zotimeve nëpër lagje të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka nënshkruar zotimet në lagjen e tij, aty ku është rritur, në Bregun e Diellit.

“Sot jam shumë i lumtur që jam në lagjen më domethënëse për mua. Lagjen ku unë jam rritur e jam formësuar si njeri, prind e qytetar aktiv”.

Ai ka thënë se edhe pak ditë i ndajnë tash për me e jetësuar planin e përkushtimin për me ndreqë Bregun e Diellit, e bashkë me të edhe çdo lagje tjetër të Prishtinës.

“Prandaj, unë them ‘ma gjallë, ma gjallë. Duhet të jemi shumë më të gjallë për me e bë ndryshimin e nevojshëm, prej 17 tetorit e tutje”, ka shtuar ai.

Për këtë lagje, Ismaili është zotuar se deri në dhjetor të vitit 2024 do të ndreqen shumë punë, konkretisht parking për çdo familje, ndërtim i shtigjeve për biçikleta, shtim të hapësirave gjelbëruese, largim të problemit me qentë endacak etj.

“Këto zotime do të qëndrojnë mbi nënshkrimin tim, si dëshmi e fjalës sime, për të cilën mund të më mbani përgjegjës”.

Zotimet e Ismailit:

  • Pastërti e ndriçim efiçient në çdo pjesë të lagjes;
  • Parking për çdo familje;
  • Largim i problemit të qenve endacakë;
  • Shtim i brezave gjelbërues dhe hapësirave sportive;
  • Ndërtim i shtigjeve për biçikleta dhe ndërlidhje e tyre me lagjet e tjera;
  • Ulje e shpejtësisë së vozitjes brenda lagjes në 30 kmph;
  • Rigjenerim i platove dhe hapësirave garazhuese;
  • Investim në ndërtesa;
  • Shtim i pikave grumbulluese të mbeturinave dhe shportave të rrugës;
  • Lidhje me lagjen Mati me ura apo nënkalime për këmbësorë e çiklistë në disa pika;
  • Investim në hyrje të ndërtesave përmes Ndërrmarrjes Publike Banesore;
  • Rregullim i platosë te banesat e bardha;
  • Shtrim i rrjetit të Termokoss te banesat e bardha;
  • Gjelbërim dhe mirëmbajtja e të gjitha hapësirave semi-publike;
  • Emërim i kopshtarit të lagjes;
  • Realizim i parkut për qentë;
  • Trajtim i strehimores te banesat e Ontex-it;
  • Rregullim i stadionit të vjetër të lojërave te blloku i parë.
No description available.

Të ngjashme