Uran Ismaili uron 4 korrikun, kujton takimin me ish drejtorin e CIA

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë.

Me këtë rast, Ismaili ka postuar një fotografi me ish drejtorin e CIA, David Petraeus.

Ai ka thënë se me Petraues kanë pasur një bashkëbisesim miqësor për Kosovën.

“Happy 4th of July. Një kujtim i mirë me gjeneralin dhe ish drejtorin e CIA, David Petraeus, pas një bashkëbisedimi miqësor për Kosovën. 🇺🇸🇽🇰”, ka shkruar Ismaili.

Petraeus para caktimit si drejtor i CIA kishte shërbyer për 37 vjet në Ushtrinë amerikane, ku kishte marrë edhe gradën e Gjeneralit.

No description available.

Të ngjashme