Urimi i ambasadorit Kossnet: SHBA-ja do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kossnet, ka thënë se 2020 do të jetë vit kur për kosovarët do të vazhdojë përkrahja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në një video të postuar në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Facebook, shprehet se do të vazhdojnë me përpjekjen për të ndërtuar ardhmërinë, drejtësinë dhe prosperitetin në Kosovë.

“Përshëndetje për të gjithë. Unë dhe Alison kemi qenë përgjatë një viti në Kosovës. 2019 ishte një vit mjaft emocionues dhe 2020 do të jetë një vit i tillë kur SHBA do të vazhdojë përkrahjen për njerëzit në Kosovë, në përpjekje për të ndërtuar të ardhmen, drejtësinë dhe prosperitetin”, ka thënë diplomati amerikan.

Të ngjashme