Ushtaraku malazez: Është qëllim i yni që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 11:25 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakic, tha se Mali i Zi është i gatshëm të ndihmojë vendet fqinje për bashkëpunim bilateral dhe përvojat e tyre t’i ndajnë me të tjerët, raporton Ekonomia Online.

“Sa i përket sigurisë në Ballkan mendojmë se siguria është një diçka shumë e rëndësishme dhe diçka çka është e rëndësishme është që të parandalohen konfliktet brenda vendeve të rajonit. Mali i Zi është i gatshëm për vendet fqinje, si në aspektin bilateral edhe multilateral. E di që ka vende që kanë më shumë përvojë, qasje në NATO, por ne ndjehemi më të freskët tani, jemi të hapur për ju. Sa i përket bashkëpunimit në të ardhmen, të organizojmë trajnime dhe vendeve partnere. E kemi kufirin e njëjtë dhe kulturën dhe është qëllimi edhe i yni të jeni pjesë e NATO-s”, tha ai.

Komandanti i Forcave të Armatosura të Kosovës, Rrahman Rama, tha së më shefin e forcave të armatosura të Malit të Zi diskutuan për bashkëpunimin bilateral dhe multilateral.

 “Diskutuam për ngritjen e kapaciteteve, për bashkëpunimin bilateral dhe për eksperiencat e tyre që janë të nevojshme për FSK-në. Jemi në fazën e tranzicionit dhe këto procese janë të domosdoshme. Këto dhe bashkëpunime tjera, për çfarëdo që kemi mundësi, dyert tona janë të hapura”, tha Rama.

Gjatë ditës, Dakic është pritur në takim nga ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha.

Të ngjashme