Valdete Bajrami tregon nëse do të jetë pjesë e Qeverisë “Haradinaj”

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 10:15 | Nga

Anëtarja e kryesisë së Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami është shprehur e gatshme të jetë pjesë e Qeverisë së Ramush Haradinajt.

Bajrami e cila në legjislaturën e fundit ka qenë shefe e grupit parlamentar të Nismës, nuk ka arritur të fitojë mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 qershorit si kandidate e koalicionit PAN.

Ndonëse koalicioni PAN synon që qeverinë ta formojë gjatë javës që vjen, ende nuk kanë bërë publike ndarjen e posteve ministrore.

Madje nëse do të jetë pjesë e Qeverisë Haradinaj nuk e di as Bajrami. Por ajo në një deklaratë për lajmi.net ka thënë se do të pranonte çdo vendim që do ta merrte partia e saj.

“Unë nuk mund të them asgjë për momentin por unë do e respektoj çdo vendim që do e marr kryesia e Nismës për këtë çështje”, ka thënë Bajrami për lajmi.net, kur është pyetur nëse do të jetë pjesë e qeverisë.

Zyrtarë të koalicionit PAN ka thënë se gjatë javës së ardhshme do t’i finalizojnë edhe ndarjet e posteve ministrore. Ajo çfarë dihet për ndarjen e posteve nga marrëveshje e koalicionit parazgjedhor është se PDK-së i takon posti i kryetarit të Kuvendit, AAK-së i kryeministrit dhe Nismës i zëvendëskryeministrit.

Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet më 24 gusht, ku pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, PAN ka thënë se shumë shpejtë do ta formojnë edhe Qeverinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme