Valdrin Lluka përgëzon VV-në dhe LDK-në për fitoren në zgjedhje

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Aleanca Kosova e Re, Valdrin Lluka, i ka përgëzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës të cilat arritën të dalin fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai i ka falënderuar të gjithë qytetarët që ia kanë besuar atij votën.

Për një gjë jam i lumtur. U dëshmua që nepotizmi dhe favoret në politikë janë shkurtpamëse dhe nuk japin rezultate në zgjedhje. Rruga e sigurt drejtë suksesit është meritokracia dhe transparenca”.

Postimi i plotë:

falenderoj ata mijëra votues që më besuan votën anëmbanë Kosovës. Do t’ju mbaj të informuar lidhur me proceset dhe rezultatet finale.

Për një gjë jam i lumtur. U dëshmua që nepotizmi dhe favoret në politikë janë shkurtpamëse dhe nuk japin rezultate në zgjedhje. Rruga e sigurtë drejtë suksesit është meritokracia dhe transparenca.

Punë të mbarë qeverisë dhe legjislativit të ri.


Të ngjashme