Valdrin LLuka: Shpalosëm ofertën e koalicionit për qytetarët e Gjilanit

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Kandidati nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Valdrin Lluka, ka mbajtur tubimin e radhës me qytetarët e Gjilanit.

Sipas tij, Gjilani dhe kanë qenë gjithmonë bastionet e forta të AKR-së.

“Sonte u rikonfirmua edhe njëherë mbështetja e qytetarëve të Gjilanit për platformen tonë politike, e cila fokus kryesor ka zhvillimin ekonomik dhe rininë. Bashkë me Presidentin Pacolli shpalosem ofertën e koalicionit tonë për qytetarët e Gjilanit.

Në kohën sa ka qenë ministër, Lluka thotë se ka orientuar shumë projekte për këtë qytet.

“Si Ministër kam pasur një fokus të veçantë për qytetin e Gjilanit duke orientuar shumë projekte. Ndër projektet më të rëndësishme janë ndërtimi i pendës së Perlepnicës dhe renovimi i 3 shkollave për ti bërë efiçiente. Gjithashtu në përberjen e kabinetit tim i kam dhënë fokus kësaj zone”, ka shkruar Lluka në Facebook.

Të ngjashme