Valmire Kabashi në krye të Grave të AKR-së në Rahovec

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 19:49 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të konsolidimit të Forumeve të Aleancës Kosova e Re, me një interesim të madh të grave pjesëmarrëse, sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Forumit të Gruas në degën e AKR-së në Rahovec.

Punimet e këtij Kuvendi i hapi koordinatori i degës së AKR-së në Rahovec, Osman Krasniqi, i cili i ofroi mbështetje të madhe Forumit të Gruas në realizimin e projekteve që fuqizojnë pozitën e gruas në shoqëri.

Kuvendi më pas i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 100 delegateve, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas në degën e AKR-së në Rahovec është zgjedhur Valmire Kabashi.

15673169_10154705682125856_226507183_n

Të ngjashme