Valon Syla i del në mbrojtje diasporës

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Historiani dhe gazetari kosovar, Valon Syla, ka dalë në mbrojtje të diasporës kosovare pasi ndaj tyre është drejtuar gishti për përkeqësimin ekstrem të situatës pandemike në vend.

“ Çka niva diçka që po i fajsojnë diasporën?”, ka shkruar Syla.

Ai tutje ka thënë se faji është i Qeverisë Kurti që ka lejuar dasmat dhe klubet e natës, deri shton se një pjesë e fajita është edhe tek tollovia e madhe në aeroport.

“Faj ka Qeveria Albin Kurti që i lejoi dasmat dhe klubet e natës… një pjesë e fajit është edhe turma e madhe në aeroport”, shton tutje Syla.

Ai thotë se faj kanë edhe institucionet që kanë lëshuar teste falso covid negative dhe që mbi 130 mijë vaksinave u skadoi afati.

Në fund gazetari Syla paralajmëron se do të ketë ndëshkime në zgjedhje.

“Faj kanë institucionet që lëshuan teste fallco, përderisa, 133 mijë vakcina i gjujtën në bërllog. Tash ska mbet tjetër veç me i njeh viktimat edhe me leshu dënime të mëdha mbare e mbrapsht… por do të dënoheni në zgjedhje”, ka përfunduar Syla.

Të ngjashme