Valon Syla: Rinia e LDK-së krejt Vetëvendosje janë

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Gazetari, Valon Syla, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se krejt rinia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është Vetëvendosje.

Madje, Syla ka shkruar se shkarkimi i Agim Veliut kaloi në heshtje në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kujtojmë, se para disa ditësh Agim Veliu është shkarkuar nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë dhe në vend të tij është emëruar Ekrem Hyseni.

Gjithashtu, ai ka thënë se mos ka filluar LDK-ja prapë të ja plotësoi dëshirat Vetëvendosjes.

Të ngjashme