“Nëse PDK e humbë Drenasin, unë nuk dal më në televizion”

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se komuna e Drenasit është bastion i PDK-së dhe kjo nuk do të ndryshojë.

Ai madje ka qenë i gatshëm të vë bast për këtë.

“Modeli i Ramiz Lladrovcit në komunën e Drenasit është më i miri që ka mundur të instalojë PDK-ja në nivelin lokal”, ka thënë ai.

Tutje ai edhe ka vënë bastin.

“Jam i gatshëm të vë bast. Nëse PDK humb Drenasin, unë më nuk dal në televizion”, shtoi ai.

“Po vë bast pasi Jusufi dhe Bujari kanë dëshirë të më vëjnë në këso situata. Por jam i sigurt në kët që them”, shtoi ai.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor. Komuna e Drenasit është udhëhequr nga PDK që prej zgjedhjeve të para të pasluftës.

Të ngjashme