Varhelyi kërkon përshpejtimin e dialogut për përfitim nga plani i investimeve ekonomike

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, thotë se duhet të përshpejtohet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që Ballkani Perëndimor të përfitojë nga plani i investimeve ekonomike, shkruan EkonomiaOnline.

“Kosova duhet të jetë pjesë e integrimit rajonal ekonomik”, deklaroi Varhelyi.

Ai inkurajoi Kosovën ta shfrytëzojë mundësinë e këtij plani.

“Kjo do të thotë  përshpejtim i identifikimit të iniciativave madhore. Fillimi i punimeve të autostradës Nish-Prishtinë tregon se ky plan është në veprim”, tha Varhelyi.

Këto komente ai i bëri në një konferencë të përbashkët për medie me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, dhe kryeministrin Albin Kurti, për takimin e katërt të këshillit të Stabilizim-Asociimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme