Varhelyi takohet me Palmer, bisedojnë për raportet e Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Komisionari Evropian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Berlin është takuar me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer.

Varhelyi ka thënë se ata kanë biseduar për avancimin e raporteve Kosovë-Serbi,

“U takova me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer sot në Berlin për të diskutuar ndërveprimin midis marrëveshjeve të nënshkruara në Uashington dhe punën e vazhdueshme të BE-së”

“Ne kemi konsideruar se si të punojmë për zbatimin me qëllim të avancimit të zhvillimit ekonomik dhe pajtimit midis Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Varhelyi.

Të ngjashme