Vasfije Krasniqi-Goodman ishte duke e shqyrtuar ofertën e PDK-së, pastaj e thirri në telefon Kurti

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 22:34 | Nga Ekonomia Online

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka treguar se për të ishte vendim i shpejt që të bëhet pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Krasniqi-Goodman në Rubikon ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar dhe mbështetur që të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës për herë të parë.

“Ka qenë vendim i shpejtë, nuk e kam menduar ndonjëherë se do të hyjë në politikë. Më erdhën ftesat vendosa duke menduar se çfarë do të thotë për viktimat dhe për shtetin e Kosovës që një viktimë e dhunës nga forcat serbe është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nuk e kam ditur se a do të fitojë apo jo, pasi nuk kam qenë në Kosovë as edhe në kohë fushate, sepse për shkaqe shëndetësore kam qëndruar në Amerikë. E falënderojë ç person që më ka mbështetur në rrugëtimin tim deri këtu edhe ata që më kanë votuar, që i dinë qëllimet e mija për ta luftuar stigmën”.

Ajo ka theksuar se ftesën për në Lëvizjen Vetëvendosje e kishte marrë nga Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, duke shtuar se ajo ftesë kishte marrë më 1 Janar për t’iu bashkuar edhe Partisë Demokratikë të Kosovës.

“Ka qenë në minutën e fundit kur e kam konfirmuar se do të jem pjesë e listës, të premten km rënë në kontakt me LVV-në, ku ua kam konfirmuar pjesëmarrjen time, më pas të shtunën ata e kanë dërguar listën në Komisionin Qendror Zgjedhor, pra vetëm një ditë me herët e kam marrë vendimin për t’u bërë pjesë e listës zgjedhore. Unë kam pasë ofertë edhe nga PDK-ja për t’u bërë pjesë, më 1 janar, atëherë nuk isha mirë me shëndet dhe iu thash jo”.

“Më pas oferta e dytë më erdhi nga LVV-ja dhe vetë zemra më tha që të shkojë me ata. Albin Kurti ishte ai që më ka kontaktuar vet në telefon. Ai më ka ftuar t’iu bashkëngjitëm, i kam thënë më duhet pak të mendohem dhe ju kthej përgjigje, krejt në fund vendosa që do të jem në listën zgjedhore. Unë kam biseduar edhe miq dhe familjarë për këtë, unë kur e marrë një vendim e marrë vet”.

“Në shkurt kam vendos të shkojë me LVV-në dhe kam thirr PDK-në iu kam thënë që do të shkojë në listën e LVV-së. Me ofertën e parë e kam ditur që në LVV do të jem e katërta në listë me PDK-në e kam pasë numrin e treta në listë. Kjo është diçka e re dhe vendosa hyra”, ka thënë Kraniqi-Goodman.

Të ngjashme