Vasilika Zotaj-Asllani kandidate për Asamble në Prishtinë, Daut Haradinaj: Listë me ekspertë dhe njerëz të devotshëm

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Vasilika Zotaj-Asllani, Drejtoreshë e Administratës në Komunën e Prishtinës, do të jetë kandidate nga radhët e AAK-së për Asamble në Kryeqytet. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj.

“Në garën tonë për Kryeqytetin do të jetë edhe Vasilika Zotaj Asllani, e cila është njëra ndër drejtoreshat më të suksesshme në nivel komune. Ka përfunduar studimet ne universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në shkencat ekzakte, dega Matematikë-Fizikë, ndërsa ka përfunduar studimet master për Integrime Evropiane, drejtimi ‘Politikat e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Në garën tonë për Kryeqytetin do të jetë edhe Vasilika Zotaj Asllani, e cila është njëra ndër drejtoreshat më të suksesshme në nivel komune. Ka përfunduar studimet ne universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në shkencat ekzakte, dega Matematikë-Fizikë, ndërsa ka përfunduar studimet master për Integrime Evropiane, drejtimi ‘Politikat e Bashkimit Evropian’. Vasilika është aktiviste e devotshme në Aleancë prej shumë vitesh dhe autore e shumë analizave politike të publikuara. Lista jonë për Kryeqytetin pasqyron gjithëpërshirjen me një kastë ekspertësh dhe njerëzve të devotshëm.

Të ngjashme