Vazhdon debati rreth vizitës në Speciale të Von Cramonit

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Debati rreth vizitës në Speciale të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka vazhduar në rrjete sociale.

Von Cramon ka insistuar që vizitat në institucionet në Hagë janë absolutisht të zakonshme.

“Së pari që njerëzit të mos irritohen nga Enver Hoxhaj, është absolutisht e zakonshme që anëtarët e Parlamentit të vizitojnë institucionet në Hagë. E dyta, edhe gazetarët nga Kosova ishin haptazi të mirëpritur në Hagë pa ndonjë njoftim të mëtutjeshëm nga Enver Hoxhaj për ndërhyrje të procesit. Kështu që ju lutem jini të vetëdijshëm se kjo është pjesë e punës sonë. Nuk është as ‘diskriminuese’ ndaj ndokujt e as ndërhyrje në ndonjë proces. Është thjeshtë punë e zakonshme ditore e jona si parlamentarë”, ka shkruar Viola von Cramon në “Twitter”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme