Vazhdon puna në Kuvend, miratohen disa projektligje

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 12:43 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në vazhdimin e seancës që po mbahet sot janë votuar projektligjet, diskutimet për të cilat kanë përfunduar dje mirëpo nuk janë miratuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Projektligjet të cilat u votuan janë:

Projektlugji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Huaj, 60 për 7 kundër dhe 3 abstenime.

Projektligji për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore, 69 për asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Votimi i Projektligjit për pajisjet nën presion, 71 për dhe 1 abstenim.

Votimi i Projektligjit për shërbimin gjeologjik të Kosovës, 70 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Votimi i rekomandimeve të komisionit funksional për të drejtat e njeriut, barazi gjinore e peticione lidhur me faturimin e energjisë eklektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës, 57 për dhe 12 abstenime.

Votimi i raportit vjetor të përformancës të zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016 dhe raportin e pasqyrave financiare të audituata për vitin 2016, 63 për 2 kundër dhe 5 abstenime.

Të ngjashme