Vazhdon regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së VIII të Kuvendit – u regjistruan edhe 34

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Edhe sot ka vazhduar regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës thuhet se gjatë ditës së sotme janë regjistruar 34 deputetë nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.

Ndërkaq, nesër do të regjistrohen deputetët nga Lista Serbe dhe nga komunitetet tjera pakicë.

Seanca konstituive e Kuvendit për Legjislaturën e Tetë, do të mbahet më 22 mars në orën 10:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme