Vazhdon seanca e Kuvendit pas përleshjes, mungojnë deputetët e opozitës

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 12:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punimet e seancës plenare pa praninë e deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, raporton Ekonomia Online.

Pas pauzës për më shumë se 20 minuta deputetët e VV-së janë kthyer në sallë, krejt  kjo pas përleshjes që ndodhi ndërmjet tyre dhe deputetëve të PDK-së.

Më pas ministria e Arsimit, Arbërie Ngavaci tha se për rikthimin në ENQA, do të sigurohet pavarësia institucionale e akreditimit derisa ka thënë se nuk  do të lejohen ndërhyrjet.

“Ju garantoj se si ministrie e arsimit do të sigurojmë për pavarësinë institucionale të akreditimit dhe ndërhyrjet nuk do të tolerohen më”.

“Me ligj do të ndalojmë çdo ndërhyrje politike, një nga kriteret e tjera për kthim në ENQA është edhe lokacioni i përshtatshëm ku selia e Agjencisë do të vendoset në një objekt tjetër”.

Të ngjashme