Vazhdon seanca plenare me dy debate parlamentare

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancat e filluara dje me dy debate parlamentare.

Seanca e parë do të fillojë në orën 15:00 ndërsa në rend të ditës ka debat parlamentar për fatin e 1600 civilëve shqiptarë që janë rrëmbyer nga Serbia gjatë luftës dhe debat për luftimin e kancerit të gjirit.

Ndërsa, seanca e së hënës filloi me shqyrtimin e parë të Projektligjit për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës.

Atë e ka prezantuar ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili duke përmendur rëndësinë e këtij projektligji, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që ta miratojnë atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme